Klodiana Gjyzari avokatja e eurodeputetit Fredi Beleri në seancën e kësaj të premte do të mbrojë ish kryeministrin Sali Berisha në GJKKO.
Mbrojtësja ligjore është pajisur edhe me prokurorë të posaçme për të përfaqësuar ligjërisht para togat e zeza Sali Berishën.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se avokati Genci Gjokutaj nuk do të jetë pjese vetëm për këtë seancë pasi ka pasur një dëmtim me këmbën e tij.
Në seancën e kësaj të premte do të vendoset nëse aktet do të merren në dorëzim nga mbrojtja e zotit Berisha, me ose pa pagesë, çështje kjo që u diskutua edhe në seancën e fundit.