Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është thirrur në SPAK ditën e sotme.
Sipas asaj që ka raportuar gazetari Igli Çelmeta Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Ish-ministri i Brendshëm ka qëndruar për rreth 1 orë në ambientet e SPAK.
Ende nuk dihet zyrtarisht çështja për të cilën Lleshaj është thirrur nga SPAK.