Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë për të mbrojtur qytetet e saj dhe ushtarët e vijës së parë nga bombat dhe dronët rusë, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas një sulmi masiv me dron dhe raketa gjatë natës.
Rusia nisi gjatë natës sulmin e saj të pestë me dron në Kiev në dy javë, me sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës duke shkatërruar të gjitha armët ajrore përpara se të arrinin në kryeqytet, tha ushtria ukrainase.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan përmes Telegramit se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 35 nga 39 dronë dhe dy raketa lundrimi të lëshuara nga Rusia gjatë natës. Sulmi, sipas Forcave Ajrore, kishte në shënjestër 10 rajone të Ukrainës.