Të reja të rëndësishme vijnë nga Sky Sport, sa i takon merkatos së Manchester United. “Djajtë e kuq” kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes prej 20 milionë eurosh për Sofyan Amrabat nga Fiorentina,me trajnerin Ten Hag që pëlqen të fokusohet në alternativa të tjera.
Një tjetër ide për mesfushën është Youssouf Fofana, mesfushori i kombëtares franceze, i cili është i lidhur me Monacon edhe për një vit në kontratë. Futbollisti i lindur në vitin 1999 është në negociata me Milanin, por Manchester United po vëzhfon me kujdes situatën dhe mund të bëjë ndonjë lëvizje.
(J.S/BalkanWeb)