Trajneri i ri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka dhëmë mendimin e tij para fillimit të sezonit.

“Çdo ditë mësoj diçka për FC Bayernin, lojtarët, Mynihun dhe rajonin. Gjithashtu po vazhdoj të mësoj gjermanisht. Ne punuam shumë javën e kaluar.

Kam folur me të gjithë. Sigurisht që më pëlqen të flas edhe me mbrojtësit. Detajet kanë rëndësi. Është e rëndësishme të jesh agresiv dhe të kesh kontroll kur ke posedimin e topit. Jam me fat që mund të punoj me lojtarët më të mirë, ashtu siç më pëlqente të luaja me lojtarët më të mirë. Ndjej sikur të gjithë duan të përmirësohen. Ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk është aq e rëndësishme për mua. Për mua është e rëndësishme të flasim me lojtarët në mënyrë që të kuptojmë njëri-tjetrin” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb