Prag tragjedie ka qenë ajo që ka ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçare ka tentuar të vetëmbytej bashkë me katër fëmijët e saj në lumin Buna.
Bashkëshorti i 27-vjeçares, Ajet Isufi, në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti ka treguar detaje nga jeta e tyre në çift.
Ai ka rrëfyer se shpesh edhe ka gabuar duke e akuzuar të shoqen për tradhti bashkëshortore duke shtuar ka qenë xheloz.
Megjithatë ai mohoi të ketë pasur dhunë psikologjike apo fizike nga ana e tij kundrejt 27-vjeçares.
“Kam menduar se ka bërë tradhti, kam qenë xheloz. Nuk e kam rrahur kurrë. Shpresoj që gjithçka të bëhet mirë sepse nëse merr fund familja, jeta ime është drejt vdekjes.
Kemi pasur debate, por nuk i kemi çuar deri në ekstrem”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)