Një 27-vjeçare tentoi të vetëmbytej së bashku me 4 fëmijët e saj në lumin Buna, por fatmirësisht nuk arriti, për shkak se ngjarja u parandalua në kohë nga blutë e Shkodrës.

Bashkëshorti i 27-vjeçares, Ajet Isufi, në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti ka treguar detaje nga jeta e tyre në çift.

Ai ka rrëfyer se shpesh edhe ka gabuar duke e akuzuar të shoqen për tradhti bashkëshortore duke shtuar ka qenë xheloz.

Ai u shpreh se së fundmi ka shkuar në policinë e Shkodrës për të marrë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së vjehërrit, por nuk ka mundur dot.

Ndërkohë që në lidhjen telefonike live në studio, ai u shpreh se të dy si çift kanë bërë gabime por sapo 27-vjeçarja të dalë nga rehabilitimi së bashku me fëmijët do ti marr në shtëpi .

 

Bashkëshorti i 27-vjeçares:

’Kam shkuar në Policinë e Shkodrës të marr pamjet e sigurisë së banesës së vjehërrit e vjerrës, unë skam pasur kontakt as me fëmijët vetëm më kanë thënë që janë mirë.

Shpresoj që të bëhen mirë, doktorët më kanë thënë që do bëhen mirë.

Ne do vazhdojmë të jemi bashkë sapo ajo të dalë bashkë me fëmijët, unë kam gabuar dhe kam dyshuar edhe tek gruaja ime, por nuk do ndodhi më.

Të dy kemi bërë gabime që nuk do ti përsërisim më, sapo të dalin nga rehabilitimi unë do ti marr e kësmet zotit do jemi bashkë’’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb