Policia Rrugore ka njoftuar se në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar janë instaluar radarë të shpejtësisë me qëllimin për të përmirësuar sigurinë në qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet u bëjnë thirrje përdoruesve të rrugës që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë të kontribuojnë në sigurinë e rrugëve në vend.
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.
Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.
Mesazhi ynë për ju:
Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.
Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin!