Hailey Bieber ka folur në kopertinën e fundit për thashethemet rreth martesës së saj me Justin Bieber.

Siç dihet, çifti i famshëm do të mirëpresë fëmijën e tyre të parë në më pak se gjashtë javë, por para këtij lajmi të mirë thashethemet për problemet martesore të çiftit pushtuan internetin.

Së fundmi, Hailey foli hapur në një intervistë me revistën W dhe tregoi për të gjitha komentet e urrejtjes që ka marrë që kur u martua me Justin.

Ajo kujtoi disa komente nga përdoruesit e rrjetit për martesën e saj me Justin dhe shpjegoi se sa keq i kishin ndikuar gjatë shtatzënisë.

“Unë përpiqesha të sillesha sikur më dhimbte gjithnjë e më pak. Jam përpjekur të mendoj se mësohesh me të në një moment të caktuar, se kjo është ajo që do të thuhet dhe kështu janë njerëzit. Por e kuptoj se në fakt nuk dhemb më pak,” -u shpreh ajo.

Thashethemet nisën pas martesës së tyre, e cila u aludua se ishte me kontratë 5-vjeçare. Më pas u tha se dyshja po përballeshin me probleme të shumta martesore. Këto thashetheme u ndezën më tej kur babai i Hailey-t, Stephen Baldwin, kërkoi lutje për çiftin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: