Demokrati Klevis Balliu përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Balliu shprehet se kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK dhe se opozita ka dorëzuar dokumente e fakte sipas tij të cilat kanë ndihmuar në hetime.
Ndërkohë Balliu shkruan se edhe fondet të cilat janë ndarë për fermerët, kanë shkuar te inceneratorët të gjitha paratë.
Postimi i Balliut:
”Përpos të gjitha fakteve që komunikoi sot zoti Këlliçi, këtu janë të gjitha provat se si kompania e Stela Gugalles është ajo e cila ku drejtor dhe çdo drejtor i çdo inceneratori në Shqipëri ka kontraktuar për të këshilluar për të marrë fondet e BE-së për fermerët.
Pra fondet e fermerëve këta i kanë marrë dhe i kanë çuar te inceneratori i Tiranës.
Kjo është kontrata, këtu keni edhe kompaninë e Stela Gugalles siç e shikoni këtu, që është një personazh i denoncuar disa herë nga Belind Këlliçi për lidhjet e saj me inceneratorët si gruaja e pronarëve teorikë të inceneratorëve, se pronarë faktikë të gjithë e dinë se është Erion Veliaj.
Duke marrë parasysh se opozita ka çuar këto dokumente prej kohësh në SPAK dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe nuk është kryer asnjë veprim nga SPAK.
Sepse është e qartë se SPAK ka merakun të mbrojë paratë e inceneratorëve.
Pavarësisht se ka disa të arrestuar për inceneratorët, ne vazhdojmë të paguajmë për inceneratorit.
Sipas Dumanit, këto janë krime intelektuale dhe shumë të vështira, ia kemi bërë gati Dumanit edhe skemën se si është vjedhur. Meqenëse i duken shumë intelektuale.
PD vjen në SPAK me prova, ne çojmë prova çdo ditë, por këta nuk hetojnë se kanë merak të mbrojnë pronarin faktik të inceneratorëve.
Arrestimet boshe të SPAK për të mbajtur gjallë aferën e inceneratorëve dhe për të mbrojtur paratë e inceneratorëve duke mbrojtur arkitektin e saj, Erion Veliajn dhe Edi Ramën, këto marifete nuk ia shesin qytetarëve shqiptarë.
Ka vetëm një formë për të ndaluar aferën korruptive të inceneratorëve dhe ajo është arrestimi i Erion Veliajt.
Të gjithë këto dokumente do ia lëmë SPAK për të bërë detyrën për të cilën paguhen me dhjetëra e dhjetëra mijëra euro.
Për këtë arsye i ftoj qytetarët nesër në orën 11:00 të gjithë në protestë kundër pronarit faktik të inceneratorëve dhe pronarit de facto të organizatës kriminale 5D”, shkruan Balliu.