Te Barcelona kanë vënë “duart në kokë”. Ansu Fati është dëmtuar gjatë seancës stërvitore me katalanasit. Kjo padiskutim është një lajm i keq për drejtuesit, të cilët vetëm pak ditë më parë e nxorën sulmuesin në shitje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Katalanasit nuk bëjnë të ditur ende shkallën e dëmtimit të lojtarit dhe kohën e rikuperimit.

“Gjatë stërvitjes së të martës, lojtari i ekipit të parë, Ansu Fati, ka pësuar një dëmtim në shputën e këmbës së djathtë. Ai do të vazhdojë trajtimin konservativ në Barcelonë dhe koha e riaftësimit do të përcaktohet kur të kthehet në stërvitje me evolucionin e tij”, ka shkruar klubi.

Kujtojmë se Fati mbylli një sezon plot ulje –ngritje te Brighton dhe me të mbaruar huazimi u rikthye te Barça. Tashmë do të jetë shumë e vështirë për drejtuesit që të shesin gjatë kësaj merkatoje Fatin, i cili po vuan vazhdimisht nga gjendja fizike për shkak të dëmtimeve të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: