Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi gjatë një konference për mediat është pyetur në lidhje me një lajm që ka qarkulluar së fundmi se ndaj deputetit socialist Plarent Ndreca, ka një akuzë nga SPAK.

Në përgjigje Çuçi theksoi se në Kuvend nuk ka asnjë kërkesë për deputetin, ndërsa pranoi se Plarent Ndreca është paraqitur në SPAK, por pa dhënë detaje të tjera.

Gazetarja: Duke qenë se jeni anëtar i komisionit të keqinformimit, ka qarkulluar një lajm që deputetit Plarent Ndreca i është komunikuar një akuzë nga SPAK për një çështje që lidhet me rindërtimin e disa komisariateve në kohën kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. A është i vërtetë ky lajm?

Bledi Çuçi: Është një informacion që mund ta merrni ose pranë SPAK ose drejtpërdrejtë nga zoti Ndreca, nuk është një informacion që mund ta ndaj unë. Zoti Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të zotit Ndreca me SPAK. Unë mund tju konfirmoj se këtu nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK-u në lidhje me zotin Ndreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb