Një përplasje mes policisë dhe banorëve është shënuar në këto momente në Fushë Krujë.
Policia ka tentuar të largojë qytetarët nga rruga, por ka gjetur reagimin e tyre.
Qytetarët nuk duan që të largohen nga rruga. Janë edhe forcat e ndërhyrjes së Shpejtë, që po përplasen me protestuesit.
Efektivët kanë lëshuar edhe gaz lotsjellës. I pranishëm në tubim është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Qytetarët prej 30 minutash kanë bllokuar dy anët e rrugës Thumanë-Kashar. Banorët kërkojnë që të kenë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Pas ndërhyrjes nga policia, është liruar një nga akset e autostradës Thumanë-Kashar.
(Balkanweb)