Teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i drejtohet Kongresit amerikan, disa qindra metra larg Capitol Hill mijëra njerëz janë mbledhur në shenjë proteste duke valëvitur flamurin palestinez.

Nga një tubim i qetë, protesta ka përshkallëzuar dhe protestuesit janë përplasur edhe me autoritetet, të cilat kanë përdorur spraj djegës kundër tyre.

Njerëzit janë thellësisht të zemëruar me mënyrën se si qeveria amerikane e ka mbështetur luftën sipas Sky Neës, pasi besojnë se Benjamin Netanyahu ka propaganduar një gjenocid.

Një deklaratë nga Policia e Kapitolit të SHBA-së thotë: “Një pjesë e turmës ka filluar të bëhet e dhunshme në First Street dhe Constitution Avenue, NË.

Netanyahu do të flasë në Kongres së shpejti ndërsa ai përpiqet të marrë më shumë mbështetje për luftën në Gaza.

Shumë protestues janë të zemëruar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë për një njeri që po përballet me presionin ndërkombëtar dhe të brendshëm për trajtimin e tij të luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb