Policia e Kapitolit të SHBA ka njoftuar se 6 persona janë arrestuar për ndërprerjen e fjalimit të Benjamin Netanyahut në Kongres sot.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri izraelit i quajti protestuesit “idiotë të dobishëm të Iranit” pas pretendimeve se Irani po financon protestat anti-izraelite në Amerikë.
Ata akuzohen për veprat penale “hyrje ose qëndrim me vetëdije, me forcë dhe dhunë në foltoren e njërës prej dhomave të Kongresit”.
Disa qindra metra larg godinës së Kapitolit mijëra njerëz ishin mbledhur në shenjë proteste kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.