Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe shef i organizimit të PD, Klevis Balliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës.
Përmes një mesazhi, Balliu tha se opozita do të protestojë kundër hajdutërisë.
“Sot në ora 11:00 të bashkohemi në protestë kundër kryehajdutit Erion Veliaj, është koha që Bashkia Tiranë të merret me hallet dhe problemet e qytetarëve të Tiranës, është koha që taksat e qytetarëve të shkojnë në kopshte, shkolla dhe çerdhe dhe jo për të mbushur llogarit bankare të mafies së inceneratorëve. Të bashkohemi sot kundër korrupsionit kundër hajdutit Erion Veliaj”, shkruan Balliu.