83-vjeçari që plagosi të birin me çifte gjatë një konflikti për motive të dobëta është shprehur përpara grupit hetimor se plagosjen e ka kryer menjëherë pas dhunës që djali ka ushtruar ndaj tij raporton për BalkanWeb gazetarja Lorena Kodra.

Burime nga grupi hetimor pohojnë faktin se 83-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka kryer plagosjen, gjë e cila ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri.

Kujtojmë se 47-vjeçari, i biri i 83-vjeçarit ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babain e tij. I moshuari nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qenë e vazhdueshme. Do të jenë hetimet e thelluara që do të bëjë policia për të zbardhur të gjithë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë i plagosuri ashtu sikurse është raportuar edhe më herët u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb