Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Etiopi që kanë ndodhur në fillim të kësaj jave është rritur në 257 dhe pritet të shkojë në 500, ka bërë të ditur të enjten Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të enjten.

Komisioni Kombëtar i Etiopisë për Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive ka thënë se numri i të vdekurve ka arritur në 229, raporton Reuters.

Pas shiut të madh, një rrëshqitje dheu varrosi njerëz në zonën Gofa në shtetin rajonal të Etiopisë Jugore të dielën mbrëma, më pas një e dytë përfshiu të tjerët që ishin mbledhur për të ndihmuar të hënën në mëngjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: