Policia e Shtetit dhe autoritetet malazeze kanë kryer një operacion të përbashkët antidrogë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp u njoftuar finalizimi i operacionit “Bjeshkët”, kundër bimëve narkotike në territorin e Malësisë së Madhe, në kufirin me Malin e Zi.

U bë asgjësimi i 11.358 bimë kanabis narkotike si dhe arrestimi i shtetasit Mark Gilaj, 27 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë.

Gjatë operacionit u sekuestruan Një armë zjarri me municion dhe një çifte, të dyja pa leje.

Kujtojmë se që nga muaji janar janë asgjësuar 229 mijë bimë kanabis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb