Katari mirëpriti nënshkrimin e ” Deklaratës së Pekinit ” nga fraksionet palestineze në fillim të kësaj jave për të arritur pajtimin dhe për të forcuar unitetin kundër “shkeljeve” izraelite në të gjithë territorin e pushtuar.

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se e konsideron marrëveshjen “një hap të rëndësishëm drejt unitetit kombëtar dhe konsolidimit të projektit kombëtar për të krijuar një shtet të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb