POGRADEC

Maratona “Enkelana” edicioni III zhvillohet nesër më 27 Korrik 2024 dhe këtë vit vjen me dy disiplina;
21.195 m Lin-Pogradec dhe 11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec.

Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 38 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e garës dhe zhvillimin e saj do të ketë bllokim të disa rrugëve.

Dt 27 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20³⁰ aksi Lin-Pogradec(nisja e garës nga qendra e fshatit Lin) sportistët do të devijojnë në kilometrin e 10-të garës për të vrapuar më pas në korsinë e biçikletave.
Gara 11.500 m, do të nisë nga qendra e Pogradecit prej orës 19:⁰⁰

Do të jenë të bllokuar deri në orën 21⁰⁰
-Bulevardi “Reshit Çollaku”
-Bulevardi “Kajo Karafili”
-Rruga deri tek Karburanti “Gega”
-Aksi Pogradec-Tushemisht si edhe rruga përgjatë liqenit në drejt Vilave dhe devijojnë tek rruga e zjarrfikëses për të shkuar drejt finishit në qendër.
Pogradec-Lin ora 18⁵⁰ deri në 20³⁰
Pogradec-Tushemisht-Pogradec 19⁰⁰-21⁰⁰

Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, do të jenë të angazhuara forcat e policisë së rendit, forcat e policisë rrugore, efektivët e policisë bashkiake, MZSH, ambulanca etj.

Policia dhe organizatorët kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që të evitojnë lëvizjet me makine në oraret e përmendura për të mos krijuar anomali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb