Ederson mund të largohet nga Manchester City. Rreth kësaj teme ka folur trajneri i “Qytetaravë”, Guardiola.
“Unë do të doja që ai të qëndronte, por kjo varet nga klubet e tjera. Nuk e di situatën. Nuk ka pasur kontakte në ditët e fundit. Tani ai po stërvitet, do të vazhdojë të jetë me ne deri në fund të afatit kalimtar dhe do të shohim”, ka thënë Guardiola për portierin.
30-vjeçari ka luajtur 33 ndeshje sezonin që lamë pas. Ai është pjesë e kësaj skuadre, që në vitin 2016.