Thomas Strakosha debutoi me AEK në mesjavë, në fitoren 4-3 të grekëve në Conference League, ndaj Inter E’Escaldes. Portieri shqiptar ishte protagonist për AEK te një gol, teksa me një top të gjatë shërbeu me asist për shokun e skuadrës, i cili nuk fali.

Strakosha ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “I lumtur për debutimin me fitore në shtëpinë time të re”. “Gardiani” kuqezi, përveç aspektit pozitiv, në disa raste mori edhe nota negative.

29-vjeçari i kombëtares u transferua në Athinë vetëm pak ditë më parë. Strakosha shpreson se do të mund të jetë titullar te AEK, në sezonin e ri futbollistik. Kampionati grek për “gardianin” kuqezi fillon me 18 gusht.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: