Mbrojtësi i Napolit, Di Lorenzo ka prekur së fundmi temën që ka të bëjë me të ardhmen e tij. Nëse do të largohet apo do të qëndrojë, Di Lorenzo është përpjekur të shuajë kuriozitetin e tifozëve.

“Pas sezonit fola me të gjithë, presidentin, drejtorin, trajnerin. Mora pak kohë për të vendosur. Dëshira ime është të qëndroj, e bëj me dëshirën dhe entuziazmin më të madh” – tha ai.

30-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje në sezonin e kaluar. Ai u bashkua me Napolin në vitin 2018.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb