Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, tha se ligji i ri në fokus ka atë që është vizioni i qeverisë për “Shqipërinë 2030”, për Shqipërinë si pjesë e Bashkimit Europian. Më tej, kreu i Ministrisë së Brendshme, vlerësoi ligjin aktual të Policisë së Shtetit të miratuat në vitin 2014, duke theksuar se ka arritur rezultate të rëndësishme, të cilat i argumentoi me disa statistika.

“Nëse 10 vite më parë Shqipëria, ishte një ndër vendet me nivelin më të lartë të kriminalitetit, sot Shqipëria nuk është më as në 10 vendet me kriminalitetin më të lartë, por në vitin 2023 shënojmë një prej arritjeve të progresive, më të dukshme të Shqipërisë në këtë aspekt, duke lëvizur pozitivisht me 6 vende, duke lënë pas thuajse të gjitha vendet e rajonit dhe përmirësim të dukshëm dhe në krahasim me vendet anëtarë të BE”, tha Balla.

Një tjetër e dhënë është ulja e numrit të ngjarje me pasoja në akset rrugore.

“Numri i mjeteve të vizitorëve të huaj është shumëfishuar. 2.85 milion mjete në pronësi të huaj ishin në 2023, në 2024 presim që të kemi një shifër 3.5 milion mjete në pronësi të shtetasve të huaj, pra me targa të huaja që vijnë në Shqipëri. Shtuar këtu dhe gati 950 mijë mjete me targa të Shqipërisë, i bie diku tek 4.5 milion mjete që do të lëvizin në rrugët e Shqipërisë. Trendi vijon të jetë në zvogëlim për sa i takon incidenteve rrugore me pasojë humbjen e jetës”, tha ministri i Brendshëm.

Parandalimi i ngjarjeve, sipas tij, është një tjetër fokus i punës së Policisë. E këtu solli një tjetër të dhënë statistikore. Në vitin e fundit janë 163 ngjarje kriminale të parandaluara në kohë nga Policia e Shtetit.

Ministri Balla tha se sot Policia gëzon gjetësisht besimin e qytetarëve.

“Në rast se kemi përgjysmim të numrit të veprave penale që lidhen me veprat penale ndaj personit, vrasje, kjo shoqërohet me një indikator tjetër që vjen nga sondazhet e respektuara të agjencive të specializuara të mbështetura nga organizatat partnere. Sondazhi më i fundit tregon se në rast se 10 vite më parë, 1/3 e shqiptarëve kishte besim tek Policia e Shteti, sot 72% e të intervistuarve kanë besim të plotë tek Policia e Shtetit, një nga institucionet më të besuara në vend”, citohet ministri.

Ligji i ri, sipas tij, synon ta çojë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër, që i shkon përshtat synimit të madh, që është Shqipëria pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2030.

“Synojmë kalimin e Policisë së Shtetit në një nivel tjetër. Gjithçka është arritur deri më tani është mirë, por nuk është ajo çka do të donim të kishim, Shqipëria vend anëtar i BE me Policinë e Shtetit të një vendi anëtar të BE. Duam t’i japim Policisë së Shtetit mundësinë për më shumë energjizim, për më shumë karrierë të bazuar në meritokraci dhe rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndaj fenomeneve të tjera kriminale, ku fokusi mbetet tek lufta ndaj lëndëve narkotike, prodhimi, trafikimi, shpërndarja e lëndëve narkotike, si një kancer që për fatin e keq prek rininë dhe jo vetëm. Pa harruar këtu dhe format e ndryshme të trafikimit, përfshirë dhe atë të qenieve njerëzore”, shtoi Balla.

 

Pjesë nga fjala e Ballës:

Së pari, dua të falenderoj të gjithë kolegët deputetë majtas, djathtas per diskutimet e gjata, por të frytshme që kemi pasur edhe në komisionin përgjegjës atë të Sigurisë Kombëtare edhe në Komisionin për Çështjet Europiane, në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe në atë të Ekonomisë gjithashtu dhe po njëherazi të njoftoj Kuvendin se jam njoftuar nga sekretaria e Kuvendit që ka pasur disa amendament edhe nga kolegë të mazhorancës edhe nga kolegë të opozitës, për të cilat jam plotësisht dakord që të miratohen natyrshëm me disa rregullime ligjore ose le të themi të natyrës ligjore me qëllim që të përshtaten me gjithë frymën e këtij ligji tepër të rëndësishëm.

Zonja dhe zotërinjë,
të dashur qytetarë shqiptarë,

Propozimi i një ligji të ri “Për Policinë e Shtetit” është një punë e madhe dhe një iniciativë e rëndësishme e Ministrisë së Brendshme sa i përket reformimit të një prej institucioneve më të rëndësishme ligjzbautuese në vend, në fakt agjencisë më të madhe qoftë për nga numri, por mbi të gjitha nga përgjegjësia që ajo ka mbi vete.

E kam thënë shpesh herë dhe dua ta ripërsërisë sot se ligji aktual i Policis së Shtetit, ai që me miratimin dhe hyrjen në fuqi të këtij ligji të ri nuk do të jetë më. Ka qenë një ligj i mirë për kohën kur u miratua 10 vite më parë.

Ai e ka përmirësuar dukshëm punën dhe performancën e Policisë së Shteit. Zbatimi i tij ka kontribuar në përparimin e ndjeshëm të Shqipërisë sonë në fushën e sigurisë publike. Ka arritur dhe ka përmirësuar parametrat në të gjithë komponenët e vet duke filluar që nga lufta kundër krimit e duke kaluar më tej në të gjithë parametrat e rendit publik dhe sigurisë në tërësi, duke ndarë me ju dhe faktin se nëse 10 vite më parë Shqipëria ishte një nga vendet me nivelin më të lartë të kriminalitetit. Sot Shqipëria nuk është më as në 10 vendet me kriminalitetit më të lartë, por viti 2023 shënoi një prej arritjeve ose progresit më të dukshëm të Shqipërisë në këtë aspekt duke lëvizur pozitivisht me gjashtë vende duke lënë pas në një farë mënyre pothuajse të gjitha vendet e rajonit tonë, por me një përmrësim të dukshëm krahasuar edhe me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Statistikat janë fakte të pakontestueshme, një ndër këto fakte të pakontestueshme është njëri prej indikatorëve kryesor përmes së cilit bëhen matjet ose vlerësimet e luftës kundër kriminalitetit dhe mbi të gjitha të sigurisë publike.

Njëri prej tyre është fakti i gjithë pranuar që lidhet edhe me natyrën e shqiptarit, i cili e ka mikun Zot në ship të vetë. Kemi pasur më shumë se 10 milion turistë gjatë vitit 2023 dhe është fakt i gjithë pranuar që asnjëri prej tyre fatmirësisht nuk ishte viktimë e një ngjarje kriminale dhe po ashtu edhe pse një pjesë e kolegëve dhe në komision, kryesisht nga kolegët e opozitës thanë “Po mirë dakord tani do bëni krahasime me 10 vite më parë’’.

Në fakt në fushën e rendit publik jo vetëm në Shqipëri po në përgjithësi krahasimet bëhen Brenda 10 vjeçarëve sepse në fund të fundit janë 10 vjeçarët ato që të japin mundësinë të kuptosh ku ke qenë, ku je dhe natyrshëm ku duam të jemi.

Vizioni ynë Shqipëria 20230 është në fakt thelbi dhe synimi kryesor i këtij ligji.

E pra të dashur kolegë në rast se në vitin 2012 në Shqipëri kishim 125 jetë të humbura nga ngjarje kriminale vrasje, në vitin 2023 Shqipëria shënoi dhe shifrën më të ulët historike të paktën në 34 vitet e fundit, me një rënie pak më shumë se tre herë në 35 dhe po ashtu një shifër tjetër që është domethënëse që lidhet edhe me faktin që kjo qeveri ka investuar mjaftueshmërisht dhe cilësisht mbi të gjitha në sigurinë e rrugëve në Shqipëri, fakti është se edhe pse numri i mjeteve në përdorim të qytetarëve shqiptarë është dyfishuar nga viti 2013 deri në vitin 2023, numri i jetëve të humbura në incidente rrugore është përgjysmuar. Në rast se numri i mjeteve në përdorim të shtetasve të huaj që hyjnë në Shqipëri për pushime, për tranzitë për gjithcka tjetër është shumë fishuar në shifrën historike prej më shumë se 2.85 milion mjete edhe që në vitin 2024 presim që të kemi një shifër 3.5 milion mjete në pronësi të shtetasve të huaj, pra me targa të huaj që hyjnë në Shqipëri shtuar këtu dhe të paktën nga 900 mijë 950 mijë mjete, i bie diku te 4.5 milion mjete të lëvizin në rrugët e Shqipërisë. Trendi vazhdon të jetë pozitiv, pra në zvogëlim të numrit të incidenteve rrugore me pasojë jetët e humbura.

Solla dy le të themi indikatorë të përmirësimit të sigurisë në vend, e megjithatë sfida është e hapur, ngjarjet kriminale një pjesë e tyre mund të përballohen, në kuptimin mund të parandalohen, një pjesë e tyre nuk mund të parandalohen, por e rëndësishme është që ato të hetohen dhe mund t’ju informojë se vetëm gjatë vitit të fundit ne kemi 163 ngjarje kriminale të parandaluara në kohë dhe ky është një prej atyre indikatorëve që unë do doja shumë dhe është një prej kërkesave kryesore që i shkon të gjitha drejtorive vendore të Policisë së Shtetit dhe të gjithë ekipit drejtues të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit ka për detyrë të parandaloj e në rast se nuk parandalohet ka për detyrë që krimet e ndodhura të zbulohen në kohë sepse kjo lidhet drejtpërsëdrejti me besimin e publikut e ndërsa flasim për besimin e publikut, unë mendoj që edhe këtu kemi përsëri të njëjtin raport sepse nuk mund të ndodhte ndryshe sepse në rast se kemi përgjysmim të numrit të veprave penale që lidhen me krimin ndaj personit, pra me vrasjet, kjo është shoqëruar me një indikatorë tjetër që vjen jo nga vlerësimi ynë i brendshëm, por nga sondazhet e respektuara të agjencive të specializuara të mbështetura nga organizatat partnered he sondazhi më i fundit tregon që në rast se 10 vite më parë 1 në 3 shqiptarë kishte besim te Policia e Shtetit sot 72% e të intervistuarve besojnë plotësisht te Policia e Shtetit duke e renditur Policinë e Shtetit në një prej institucioneve më të besuara në vend dhe kjo natyrshëm na jep edhe inkurajimin që të synojmë të bëjmë atë kalimin në një nivel tjetër ky pra të dashur kolegë është dhe qëllimi i këtij ligji.

Gjithçka është arritur deri më tani është mirë, por nuk është ajo që do donim të kishim Shqipëria vend anëtar i Bashkimit Evropian me një Polici Shteti të një vendi anëtar të Bashkimit Europian dhe prandaj kemi ardh sot të kërkojmë mbështetjen tuaj, të gjithë kolegëve në këtë sallë që t’i japim Policisë së Shtetit, kësaj organizate, kësaj uniforme mundësinë për më shumë energjizim, për më shumë karrierë të bazuar në meritokraci dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale ku fokusi mbetet tek lufta kundër lëndëve narkotike, prodhim, trafikim, shpërndarje e lëndëve narkotike si një kancer që për fatin e keq prek rininë, por jo vetëm dhe pa harruar këtu format e ndryshme të trafikimit, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, sapo kemi njoftuar publikun për goditjen e një grupi kriminal shtetas afganë, të cilët në një territor brenda kufijve të Malit të Zi mbanin peng 11 migrantë nën kërcënimin e armëve dhe të dhunës. Policia e Shtetit ka marrë e para informacionin edhe pse ishte në territorin e një vendi tjetër. Kemi shkëmbyer informacion me Europolin. Kemi bashkërenduar me policinë e Malit të Zi dhe kemi ndërhyrë për të liruar shtetasit, migrantët dhe po ashtu kemi ndaluar, arrestuar pengmarrësit.

Kjo fletë për një nivel tjetër të Policisë së Shtetit, kjo flet për një bashkëpunim efikas me agjencitë partnere jo vetëm Europoli, por edhe Interpoli, por edhe EuroJusti nuk është rastësi aspak që organizata që mbledh brenda vetes 192 polici nga 192 vendet të botës zgjedh Shqipërinë në 2024 të mblidhet dhe të diskutoj në konferencën e vet më të madhe rajonale sa i përket sfidave të përballjes me krimin e organizuar, sa I përket sfidave të përballjes me krimin kibernetik edhe forma të rejadhe të tjera të krimit.

Zonja dhe zotërinj,

Ky është një ligj që synon të përmbush të gjitha angazhimet e Shqipërisë në kuadër të legjislacionit që lidhet me Policinë e Shtetit, në rrugën e realizimit të aspiratës sonë historike për ta parë Shqipërinë brenda vitit 2030 anëtare të Bashkimit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb