Jessica Alba ka shijuar disa ditë pushime në Mykonos dhe ka postuar një video në TikTok-un e saj.
Në klipin, i cili ka të ngjarë të jetë marrë nga ishulli i erërave, aktorja kërcen për ndjekësit e saj në internet, e veshur me bikini dhe me një këmishë të zezë. Brenda pak orësh publikimi i bërë nga ylli i Hollivudit 43-vjeçar mori qindra mijëra shikime, ndërsa ndjekësit e adhuruan për figurën dhe bukurinë e saj natyrale.
Shikoni videon
@jessicaalba Heard it’s a #brat ♬ Apple – Charli xcx
Pak ditë më parë, mbrëmjen e 21 korrikut, Jessica Alba është parë në Mykonos, duke shijuar mikpritjen dhe kuzhinën greke. Ylli e gjeti veten në një restorant të njohur, një nga vendet më të frekuentuara të ishullit, ku kaloi një mbrëmje të paharrueshme me miqte e saj.
Jessica Alba, e njohur për elegancën e saj, është shfaqur me një fustan të zi, duke nxjerrë në pah një atmosferë luksi. Me të mbërritur në restorant ajo tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, të cilët nuk e humbën rastin për të përjetësuar praninë e saj.
Sipas informacioneve, aktorja e njohur ka shijuar gatimet e kuzhinës tradicionale greke, duke shijuar peshk të freskët, sallatë fshati dhe verëra të shkëlqyera greke. Nuk dihet nëse aktorja ka qëndrojë apo është larguar nga Mykonos.