Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur indinjatën ndaj Kongresit të Shteteve të Bashkuara për duartrokitjen e fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të cilin e përshkroi si “plot delirium”.

“E gjithë bota pa një vrasës gjenocidal të duartrokitur në Kongresin e SHBA-së. Mendoni për ata që vranë pothuajse 40 mijë fëmijë, gra dhe të moshuar. Dhoma e Përfaqësuesve i duartroket”, ka thënë Erdogan.

Sipas Erdoganit, bota po përballet me humbje të arsyes pasi Kongresi pret “kasapin që ka gjakun e 150 mijë banorëve të Gazës në duart e tij”.

Izraeli është akuzuar për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë ofensivën ushtarake në Rafah në Gazën jugore, ku më parë kishin kërkuar strehim më shumë se 1 milion palestinezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb