Një 30-vjeçar banues në Peqin ka rënë në prangat e policisë.
Sipas policisë, 30-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavidë një 45-vjeçar.
I plagosur është dërguar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin Q. Sh., 30 vjeç, banues në Peqin, pasi në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kaçavida.