Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump paraqitën pikëpamje të ndryshme për luftën në Gazë ndërsa u takuan me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, kushdo që të dalë fitues në zgjedhjet presidenciale në nëntor mund të sjellë një ndryshim në marrëdhëniet SHBA-Izrael.
Në mbi 290 ditë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, ushtria izraelite ka vrarë mbi 39 mijë persona, shumica civilë, sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetësisë në Gazë.
Pjesa më e madhe e popullsisë së rajonit prej 2.3 milionë banorësh janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Nuk mund t’i kthejmë sytë nga ana tjetër përballë këtyre tragjedive. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos reagojmë ndaj vuajtjeve dhe unë nuk do hesht”, tha Nënpresidentja Harris.