Është e vështirë dhe mjaft e sikletshme ta thuash, për më tepër edhe publikisht. Por Beni është Beni dhe nuk e ka problem ta thotë hapur atë që mendon. Edhe pse, këtë herë u rezervua për të thënë emra… Në pjesën e fundit të “E Diell N’trip”, Beniada Nishani dhe Argjira Spanca u ndalën te njëra-tjetra duke zbuluar më shumë nga programi i tyre gjatë këtij sezoni, por njëkohësisht edhe te pikat e tyre të forta dhe të dobëta.
Mes diskutimeve dhe pyetje-përgjigjeve për njëra-tjetrën, Beniada zbuloi se erën e këmbëve e ka tmerr. Por jo vetëm kaq… “Erën e këmbëve e kam tmerr, sepse kur kam qenë në Big Brother, disa personazhe linin këpucët te dhoma dhe ato këpucët e shkreta vinin erë dhe unë u thoja “të lutem, hiqi këpucët dhe lëri jashtë …”
Me gjithë këmbënguljen e Argjirës për të thënë emra ose, të paktën, shkronjën e parë, Beni është e vendosur të mos zbulojë më shumë, por shton se ka qenë edhe një vajzë mes tyre që, po ashtu, i kishte këmbët tmerr, shton ajo.
“Ka dalë video në çdo vend…” – shton Beni, kur Argjira vazhdon t’i kërkojë që të thotë shkronjën e parë të emrit të vajzës.