Diplomatë të lartë nga Japonia, SHBA-ja, Australia dhe India janë takuar për të diskutuar shqetësimet e sigurisë dhe mbështetjen e përbashkët, si dhe për të përforcuar sigurinë detare dhe sigurinë kibernetike në rajonin Indo-Paqësor, mes tensioneve në rritje me Kinën.

Në një takim të organizuar në Tokio nga Ministrja e Jashtme japoneze, Yoko Kamikawa, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Ministrja e Jashtme Australiane, Penny Wong, dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmayam Jaishankar, pritej të ndanin kundërshtimin e fortë ndaj rritjes së Pekinit në Detin e Kinës Jugore.

Mbështetja e përbashkët për të përforcuar sigurinë detare dhe sigurinë kibernetike në rajonin Indo-Paqësor ishte gjithashtu në axhendën e takimit.

Kjo pasi Kina ka shkaktuar tension në rritje me pretendimet e saj gjithëpërfshirëse mbi Detin e Kinës Jugore dhe rrugët e saj të rëndësishme tregtare detare.

Ajo gjithashtu e konsideron Tajvanin vetëqeverisës si territorin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb