Aktorja e famshme, Selena Gomez, ka thënë se ka bërë botoks, ndërkohë që ka kërkuar “ta lënë rehat” pas raportimeve për ndërhyrjet plastike.
32 vjeçja i është përgjigjur asistentes për ndërhyrje kirurgjike, Marrisa Barrionoevo, e cila ka ndarë një video në rrjetin social TikTok ku ka folur për spekulimet e fundit që janë bërë rreth dukjes së yllit.
“Sinqerisht, e urrej këtë gjë. Kam bërë botoks. Kaq. Më lini rehat”, ka komentuar në postim Selena.
Disa adhurues kanë spekuluar se, këngëtarja, e cila vuan nga sëmundja lupus dhe që në muajin dhjetor ka treguar që ka bërë botoks, mund të ketë bërë disa ndërhyrje të tjera.
Në videon e postuar, asistentja Barrionuevo, ka shfaqur dy foto të Selenas, njërën të bërë kohëve të fundit e tjetrën disa vite më parë, duke i krahasuar, ndërkohë që ajo vet nuk ka komnetuar për dukjen e këngëtares.