Temperaturat e larta dhe era ka favorizuar përhapjen e zjarrit në Gjirokastër.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkaëeb se zjarri i nisur në kurorën e gjelbër të Parkut të Viroit gjatë paradites së sotme ka përfshirë faqen e Malit të Gjerë, mbi qytet i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Si pasojë re tymi ndihen edhe në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa ekipet zjarrfikëse, të mbështetur nga forcat vullnetare dhe ato të pyjores, po përpiqen të izolojnë flakët, edhe pse ka një terren të vështirë.