Kryeministri i përkohshëm i Haitit, Gary Conille, u desh të largohej me nxitim të hënën nga një lagje e kryeqytetit Port-au-Prince, ku anëtarët e bandës hapën zjarr, tha një burim qeveritar për AFP.

Kreu i qeverisë kalimtare po përfundonte një vizitë në spitalin e përgjithshëm shtetëror universitar, më i madhi në vend, kur në këtë sektor u dëgjuan të shtëna me armë automatike, tha burimi qeveritar, duke folur në kushte anonimiteti. Në videot e transmetuara nga mediat Haitiane, shihen policët që vrapojnë për t’u mbrojtur ndërsa dëgjohen të shtëna shurdhuese.

Connell u largua nga zona nën siguri të plotë, i shoqëruar nga policia Haitiane dhe Keniane – pjesa e fundit e misionit të mbështetjes shumëkombëshe të sigurisë që kohët e fundit filloi të vendoset në kombin e Karaibeve me bekimet e OKB-së – vuri në dukje burimi qeveritar.


Spitali ndodhet në një zonë bandash në qendër të kryeqytetit. Vetë institucioni shëndetësor ishte në duart e banditëve nga fundi i shkurtit deri në fillim të korrikut, kur policia mundi të rimarrë kontrollin. Autoritetet Haitiane deri më tani nuk kanë dhënë një numër të viktimave.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb