Pesë punëtorë në një minierë qymyri në Vietnamin verior mbetën të vrarë teksa një nga galeritë u shemb, thanë autoritetet sot.
Aksidenti ndodhi dje në një minierë qymyri në provincën Quang Ninh, e cila prodhon sasinë më të madhe të qymyrit në vendin aziatik, tha Komiteti Popullor i provincës.
Sipas të njëjtit burim, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Hetimet vijojnë.
(BalkanWeb)