Drejtori i Përgjithshëm i News 24, Aleksandër Çipa i ftuar në rubrikën “Opinion” ka komentuar ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.

Çipa është shprehur se tashmë këto ndryshime janë një strategji e Ramës dhe kryeministri gjithnjë ka patur në fokus energjizimin e PS dhe promovimin e elementëve të rinj.

Sipas Çipës, këto ndryshime kanë lënë pakënaqësi tek PS sepse Rama nuk po konsultohet për vendimet që merr, por efektet nuk do të jenë të menjëhershme, u shpreh ai.

Aleksandër Çipa:

‘Ndryshime prisja në kabinet qeverisës, pro jo si emra konkret në rastin e këtyre ndryshimeve ka strategji të Ramës në cilësinë e kryetarit të PS.

Strategji që lidhet me energjizimin sic e zgjodhi termin për kongresin e partisë, pozicion nga raporti që zotëron të gjitha pushtetet term që ka dominance politike jo vetëm në familjen politike por edhe në skakerën politike të vendit ai paracaktohet jo si zotërues por si parafitues për turin e ardhshëm zgjedhor dhe aty determinohej bindja se luftohet për mandatin e katër kur ende ka kohë nga mandati i 3-të.

Ka një strategji që po shfaqet si metodologji e riciklueshme e Ramës, mbani mend në 2 mandatet e para ai promovoi emra femrash dhe zonjash që i promovoi në kabinetin e tij, ai shembi tabutë e përqindjeve gjinore të cilat nuk ishin ndjekur më parë.

Kjo metodologji vijon ende si strategji brenda familjes politike, ai përmes mundësisë për tiu imponuar vetë familjes politike, promovon mra të rinj që nuk vijnë nga politika, kjo meriton një vëmendje që ai përpiqet me çdo kusht të krijojë gjeneratën e re të PS, që nuk vjen nga politika”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb