Kompania amerikane e teknologjisë, Amazon, është përgjegjëse, sipas ligjit federal të sigurisë, për produktet e rrezikshme të shitura nga shitës të palëve të treta në platformën e saj, për çka mban përgjegjësi ligjore, ka bërë të ditur të martën Komisioni i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit i SHBA-së.
Agjencia tha se ka lëshuar një urdhër që Amazon të propozojë plane riparimi për të njoftuar konsumatorët për produktet e rrezikshme dhe për t’i hequr ato nga shtëpitë e tyre duke inkurajuar kthimin ose shkatërrimin e tyre, raportoi të martën Reuters.
Më shumë se 400 mijë produkte i nënshtrohen këtij urdhri, përfshirë tharëse flokësh pa mbrojtje nga goditja elektrike.
“Amazoni është shpërndarës i produkteve të tilla me defekt siç janë të listuara në faqen e tyre të internetit dhe shiten nga shitës të palëve të treta”, ka njoftuar agjencia.