Teksa flakët vijojnë të përparojnë në Shëngjin shumë banorë dhe pushues në zonë kanë nisur të largohen, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë betejën për shuarjen e flakëve.
Mësohet se pranë lagjes së portit të Shëngjinit ndodhet një depozitë me rreth 5 mijë litra gaz, gjë që ka alarmuar autoritetet dhe banorët aty pranë.
Sipas raportimit të gazetarit të News24, Osman Stafa në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ zjarri ka depërtuar në banesa dhe resortet turistike.
I favorizuar edhe nga era e fortë, zjarri ka arritur të përfshijë edhe varrezat e Shëngjinit, me autoritetet që e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.