Juventus ka nisur ofertën e parë zyrtare për mesfushorin holandez të Atalantës, Teun Koopmeiners. Sikundër mësohet nga gazetari i mirënjohur italian Fabrizio Romano, ditën e djeshme në dyert e klubit nga Bergamo ka mbërritur edhe oferta e parë zyrtare nga bardhezinjtë. 45 milionë euro është oferta e parë e torinezëve, të cilët që prej muajit Maj e kanë arritur marrëveshjen personale me vetë futbollistin. Tashmë pritet se cila do të jetë përgjigja e parë zyrtare e klubit zikaltër, lidhur me këtë ofertë.
Ndërkohë që prej ditësh tashmë flitet se Juventus është drejt mbylljes së tratativës për të sjellë në Torino, mesfushorin francez Todibo. Duket qartë dëshira e teknikut italo brazilian Thiago Motta se primare është të sistemojë repartin e mesit të fushës tek bardhezinjtë, repart ku Juventusi “vuajti” shumë sezonin e kaluar.