Komediani i njohur, Jimmy Kimmel, i cili aktualisht është në pushime verore, nuk do ta udhëheqë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit.
Gazeta “Variety” ka raportuar se Kimmel dhe kolegu i tij, komediani, John Mulaney, i kanë refuzuar ofertat për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, e cila pritet të mbahet më 2 maj, 2025.
Kimmel, spektaklin në fjalë, e ka udhëhequr katër herë, që e bën të barabartë me të tjerë udhëheqës si aktorja Whoopi Goldberg dhe Jack Lemmon. Vetëm John Carson, Billy Crystal e Bob Hope kanë udhëhequr më shumë herë ngjarjen.
Ndërsa për Mulaneyn raportohet të jetë i zënë me projekte të tjera, ndërkohë që duket të jetë i preferuari i publikut për ta udhëhequr spektaklin.
Nuk është e qartë se kush do të jetë udhëheqësi i radhës.
Kimmel udhëhoqi ngjarjen në vitin 2017 dhe 2018, si edhe spektaklet e dy viteve të fundit 2023 e 2024.
“Nuk kam menduar se do ta udhëheq prapë. Kam bërë dy prej shouve, kanë shkuar mirë, diçka e ‘çmendur’ ka ndodhur në njërën nga to me një histori që do ta mbaj mend për të gjithë jetën. E di se sa shumë punë bëhet në këto spektakle, prandaj kam menduar se s’kam nevojë të mendoj ta bëj këtë prapë”, pati thënë ai në muajin shkurt për Los Angeles Times.