Atentati i ndodhur ndaj vëllezërve Baho rreth 5 vite më parë është arritur të zbardhet në kuadër të mega-operacioni të SPAK ku u lëshuan 36 urdhër arreste.
Atentati i regjistruar më korrik të 2019 ndaj 2 vëllezërve Baho, u regjistrua në Peqin ku Klevi Baho humbi jetën ndërsa tjetri, Erald Bahi mbeti i plagosur.
Teksa kjo ngjarje është zbardhur nga operacion i SPAK që është vijimi i operacionit ‘Plumbi i artë’, shënjestër janë personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.