Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri – UNDP Albania nënvizon se 57 objekte arsimore kanë përfunduar deri në tani në kontekstin e Programit “EU4Schools” – “BE për Shkollat”.
Objektet arsimore janë ndërtuar sipas parimeve bazë të “Rindërtojmë më mirë” dhe “Rindërtojmë së bashku” duke mishëruar standardet më të larta bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.
UNDP Albania njofton njëkohësisht se 5 objekte të tjera janë momentalisht në proces rindërtimi dhe/ose riparimi.
Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP Albania në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Ky program nuk synon vetëm të rindërtojë dhe/apo të riparojë 60+ strukturat arsimore të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019-të, por edhe të ngjallë shpresë te komunitetet e prekura me përfitues të drejtpërdrejtë 25,000 nxënës, fëmijë dhe mësues.
View this post on Instagram
Për të ndjekur në kohë reale informacione të përditësuara, statistika, raporte apo fakte, si dhe ecurinë e deritanishme të “EU4Schools”, portali www.eu4schoolsportal.al është një dritare mjaft e mirë transparenceje dhe llogaridhënieje për publikun dhe gjithë palët e interesuara.
(BalkanWeb)