Një numër gjithnjë e më i madh i prindërve në Izrael po kërkojnë që sperma nga trupat e djemve të tyre të vrarë, shumica ushtarë, të ngrihet.
Disa rregulla mbi procedurën janë lehtësuar pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, por shumë janë të zemëruar dhe të frustruar për proceset e gjata ligjore me të cilat përballen.
Familjet që kanë ngrirë spermën e djemve të tyre që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit në Izrael, janë gjithnjë në rritje. Që nga fillimi i luftës, sperma është marrë nga gati 170 të rinj, civilë dhe ushtarë, sipas ministrisë izraelite të Shëndetësisë.
Procesi përfshin prerjeje në testikul dhe heqjen e një pjese të vogël të indit, nga e cila qelizat e gjalla të spermës mund të izolohen më pas në një laborator dhe të ngrihen. Normat e suksesit për marrjen e qelizave janë më të larta nëse bëhet brenda 24 orëve pas vdekjes, megjithëse ato mund të jetojnë deri në 72 orë.
Në tetor, ministria izraelite e Shëndetësisë hoqi dorë nga kërkesa që prindërit të merrnin një urdhër gjykate për të kërkuar procedurën. Por ndërkohë që është bërë më e lehtë të kryhet ky proces, të vejat ose prindërit që duan ta përdorin atë në ngjizjen e një fëmije duhet të demonstrojnë në gjykatë se i vdekuri donte të kishte fëmijë.