Policia në Kos të Greqisë ka arrestuar një 50-vjeçar me origjinë shaiptare, pas denoncimit të një bashkatdhetari 30-vjeçar.
Konkretisht, rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, 50-vjeçari ka përplasur me makinën që drejtonte 30-vjeçarin, duke bërë që ai të dalë nga rruga dhe të bjerë në një fushë në zonën e Pylit.
Më pas, sipas asaj që ka dëshmuar 30-vjeçari, 50-vjeçari e ka goditur me shkop dhe grushta në kokë dhe në trup dhe ka ikur me një person tjetër që ishte me të.
30-vjeçari ka denoncuar menjëherë ngjarjen në polici, ndërsa efektivet kanë arrestuar 50-vjeçarin.
Për ngjarjen po kryhet një hetim paraprak.