Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga ndërtimi i godinave për strehimin e banorëve që shpërngulen.
Ai u shpreh se ky është një kapitull i ri i transformimit të Lanës në Tiranë.
Postimi:
MIRËMËNGJES dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë.
(BalkanWeb)