Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij gjatë tubimit para Bashkisë së Tiranës.
Teksa janë në protestën e 19-të, Blushi deklaroi se nuk do të tërhiqen derisa të kenë rrëzuar qeverinë të cilën e cilëson si regjim.
Ndërkohë që hodhi akuza edhe drejt Ramës e Veliajt, Blushi tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se po grabiten, nisur nga rritja e taksave u shpreh Blushi.
Pjesë nga fjala e Blushit:
”Tedi Blushi: SPAK është kthyer në organizatë krimianle që mbron kriminelën, Veliaj e Rama me SPAK janë si mishi me thoin.
Nuk ka guxim ti përmend emrin Ramës e Veliaujt, e nëse arrestohet do të ketë dyshime mbi këtë strukturë.
Çfarë e ndalon SPAK-un sot që të arrestojë Veliajn, përvçse janë bashkëpunëtorë.
Ai e ka vendin në burg, do paguajë për gjakun e qindra e mijëra njerëzve të ndershëm që paguajnë taksa, paguajnë 40% në shumë taksa.
Këtij regjimi i ka ardhur fundi, Veliaj do të tërhiqet zvarë nga kjo zyrë por para ndëshkimit që meriton ai do të marrë ndëshkimin nga populli”