SPAK ka ndërmarrë sërish një operacion ditën e sotme në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 6 urdhër-arreste, për disa persona që akuzohen se trafikonin armë.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Raportohet se trafikimi i armeve është nderkombetar dhe kontrollet janë duke u kryer në disa qytete të vendit, ndërsa hetimi nga SPAK, i drejtuar nga prokurori Adnand Xholi, kishte nisur prej disa kohës.
Kujtojmë se dje me urdhër të SPAK-ut u ndërmor aksion në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, për arrestimin e disa eksponentëve të krimit.
(BalkanWeb)