Liverpooili i Arne Slot ka fituar miqësoren ndaj “Topçinjve” të Arsenalit, me shifrat 2-1. Sfida e zhvilluar në Philadelfia ishte shumë e bukur, me të treja golat e sfidës që u realizuan që në fraksionin e pare të lojës. Për “The Reds” shënuan Mohammed Salah dhe Carvalho në minutat 13’ dhe 34’ të takimit, ndërkohë shkurtoi diferencat e golave 5 minuta nga fundi I pjesës së pare Kai Haverts.

Në pjesën e dytë pavarësisht shumë zëvendësimeve të të dy teknikëve, rezultoi nuk ndryshoi. Kjo ishte fitorja e dytë rradhazi për Liverpool pas asaj ndaj Real Betis, ndërkohë që të besuarit e Mikel Artetës kjo ishte humbja e parë në testet miqësore, të cilat deri më tani skuadra e tij i kishte fituar të gjitha.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: