Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka deklaruar se Prishtina ka refuzuar çdo propozim të Beogradit në takimet në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai ka kujtuar edhe ndalimin e dinarit në Kosovë, çka sipas tij, ka vënë në pikëpyetje mbijetesën e popullit serb.

“Qëllimi i vetëm i Kurtit është të dëbojë popullin serb nga Kosova duke shkaktuar një fatkeqësi humanitare. Kurti kërcënoi funksionimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave, sulmoi të rrezikuarit socialë dhe të moshuarit dhe ndaloi pagesat e mjeteve financiare. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguajë rregullisht pagat, pensionet dhe të gjitha përfitimet e tjera dhe kështu do të mbetet”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb