E kërkonte Milani në Itali, por Niclas Fullkrug do të vijojë karrierën në Premier League. 31-vjeçari është shumë afër firmës me West Hamin. Londinezët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Borussian e Dortmundit.

Dhe tashmë duhet të arrijnë marrëveshjen me menaxherin e sulmuesit të kombëtares gjermane. Fullkrug mbërriti në finalen e Championsit edicionin e kaluar me verdhezinjtë. Ndërkohë që ishte pjesë e Gjermanisë në Euro 2024. Kompeticion ku realizoi dy gola duke ardhur nga pankina. Fullkrug shpresonte të bëhej pjesë e Milanit, teksa tashmë duhet të gëzohet me kalimin te West Hami në ishull.

Klub që e kërkoi edhe gjatë verës së kaluar. Por lojtari nga Hannoveri, i cili ishte pjesë e Werderit, zgjodhi kalimin në “Signal Iduna Park”. Kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë vendit për qendërsulmuesin gjerman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: